Flash News

E-TJERA

Para sfidës me Juventus, Ibra: Nuk jam 'Superman'

Para sfidës me Juventus, Ibra: Nuk jam 'Superman'

Për shkak të një dëmtimi,  Ibrahimovic nuk ka qenë në fushë në ndeshjen ndaj Liverpool, por qendërmbrojtësi suedez shpreson që do jetë gati në ndeshjen që do të luhet të dielën kundër Juventus.

Ibrahimovic ka treguar se po përmirësohet pr nuk do që të rrezikojë dhe të mungojë në shumë ndeshje si në sezonin e kaluar dhe ka theksuar po ashtu se ai nuk është "Superman'.

Para sfidës me Juventus, Ibra: Nuk jam 'Superman'

“Po përmirësohem, por kam një problem në tendinë. Nuk dua që të rrezikoj që të mungojë në shumë ndeshje si në sezonin e kaluar. Nuk dua që të gaboj, dëgjoj fizikun tim pa menduar se jam Superman. Problemi im është që punoj shumë, sepse më pëlqen të vuaj.

Me eksperiencën e viteve të fundit kam kuptuar se koka është e rëndësishme. Koka dhe fiziku nuk më ndjekin gjithmonë. Kur koka është më e fortë se fiziku, jo gjithmonë shkon mirë por do të provoj.

Dje ishte hera e parë për shumë shokë të skuadrës që luajnë në Champions, tani kanë kuptuar më shumë. Nuk mund të them se arritëm të dytët falë meje, por shokët kuptuan se çfarë nevojitej për të shkuar atje ku ishim sezonin e kaluar”, ka thënë bomberi i Milanit.

Të fundit