Flash News

E-TJERA

Paraburgimi i Metës ‘shkon’ në RMV, zv.kryeministri: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës ‘shkon’ në RMV, zv.kryeministri: Po

Qëndrimi në paraburgim i ish-Presidentit Ilir Meta është përmendur edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, gjatë një seance plenare ku u diskutua për qëndrimet e opozitës dhe marrëdhëniet politike në rajon.

Zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolovski, ka kritikuar ashpër opozitën e vendit të tij për afrimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si pasardhës të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Në fjalën e tij në Kuvend, Nikolovski iu drejtua një deputeti të opozitës duke e akuzuar për qëndrime që, sipas tij, dëmtojnë interesat e vendit.

“Ti (i drejtohet një deputeti të opozitës) spiunon vetë vendin, por nuk spiunon Pogradecin sepse nuk ke forcë të shkosh atje dhe kundërshton Edi Ramën, duke thënë çfarë po bëjnë ata në atë anë. Dhe shkoni te Enver Hoxha, i përuleni atij që është paraardhësi i Partisë Socialiste që tani drejtohet nga Edi Rama”, u shpreh Nikolovski.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Parlament, Nikolovski tha se Ilir Meta po qëndron në paraburgim, megjithëse ndaj tij nuk ka asnjë dosje.

“Ai që është ultra-demokratik, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe President i shtetit, së pari e rrahu dhe pastaj e la në paraburgim. Nuk ka dosje, ama e ka mbajtur në paraburgim për dy vjet. A e dhuroni një person të tillë, dhe një person i tillë është miku juaj?”, vijoi zv.kryeministri Nikolovski.

Të fundit