Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Në mënyrë të shpeshtë, drejtuesit e bankave ulërasin nëpër konferenca apo jashtë konferencave për atë që supozojnë se është përdorim i tepruar i parasë fizike në ekonominë shqiptare dhe nënpërdorim të mjeteve të pagesës elektronike.
Në një rast, një prej këtyre bankierëve kërkoi, në mënyrë eksplicite, që ligjet në vend të ndryshohen dhe që bizneset të detyrohen në nivel kombëtar të instalojnë terminale të procesimit të pagesave POS.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama u bë kryeministri shqiptar i radhës që çudit jo vetëm shqiptarët por edhe të gjithë botën duke deklaruar ambicien për ta bërë Shqipërinë pararojë globale, vendin e parë në botë pa para fizike, brenda pesë viteve të ardhshme.
Një deklaratë e tillë bombastike nuk ka se si të shihet ndryshe përveçse në kuadër të nevojës për të tërhequr vëmendjen përkundrejt kontekstit të kredencialeve demokratike të dëmtuara rëndë nga ajo që vëzhguesit ndërkombëtarë e cilësuan si “keqpërdorim masiv të pushtetit shtetëror”, “presion mbi votuesit” dhe “kontroll të medias”, gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Megjithatë, ndërsa nuk duhet të shqetësohemi shumë për rrezikun që ne të përballemi me eliminim të lekut fizik brenda vitit 2030, duhet gjithsesi të mos lëmë pa vërejtur se, përdorimi i parasë elektronike është një alternativë, e cila, në një situatë normale, kursen kosto dhe kokëçarje, ndërsa në situata anormale, i vë qytetarët përballë tarifave zhvatëse apo përballë abuzimit të të dhënave personale për arsye të interesit komercial, ndërsa mungesa e institucioneve jopartiake dhe profesionale, ose për shkak të partitizimit të tejskajshëm të të gjithë strukturës shtetërore, e bën të pamundur mbrojtjen e qytetarëve nga këto abuzime.
E para, paraja cash ka kosto. Kur shtypet në shtypshkronjë, kushton, ndërsa kur dërgohet te përdoruesi kërkon transport me kushte sigurie, i cili gjithashtu kushton. Përkundrejt kësaj, paraja elektronike nuk shtypet dhe nuk transportohet.
Ajo menaxhohet me sisteme kompjuterike, të cilat kushtojnë, por janë ku e ku më me leverdi se sa mbajtja e parasë fizike. Vetëm se, në mënyrë që përfitimet nga kursimet e kostove të parasë fizike të ndahen mes ofruesve dhe shërbimit dhe përdoruesve, nevojitet që të ketë konkurrencë. Gjë që, në tregun bankar shqiptar (dhe botëror gjithashtu) lë për të dëshiruar.
Bizneset që pranojnë karta bankare, p.sh., paguajnë komisione për çdo transaksion. Komisionet e shërbimeve bankare janë pak a shumë njësoj mes të gjitha bankave, gjë që sugjeron sjellje të koordinuar, gjë që, në legjislacionin shqiptar dhe në legjislacionet e shumë vendeve normale, është e paligjshme.
Bankat përdorin gjithashtu praktika abuzive, për shembull, detyrojnë qytetarët që të hapin llogari më vete për karta bankare me funksione të caktuara, përdorin kurse këmbimi me marzhe shumë anormale për botën moderne apo tarifojnë klientët e njëra-tjetrës në mënyrë të tepërt kur këta përdorin pos-e apo ATM të bankave të tjera nga ajo emetuese e kartës.
Nëse nuk keni informacion se si funksionon qarkullimi i parasë elektronike, po jap këtë shpjegim të thjeshtë: Nëse një qytetar klient i bankës A, përdor kartën e tij për të paguar në një dyqan, i cili mban pos dhe ka llogari të bankës B, paraja elektronike kalon përmes një sistemi të menaxhuar nga Banka e Shqipërisë nga llogaria e qytetarit në bankën A te llogaria e biznesit në bankën B.
Sistemi, i quajtur AECH, i kushton bankave 4 deri në 8 lekë për transaksion. E njëjta gjë ndodh nëse një qytetar përdor kartën e bankës A për të tërhequr para nga ATM e bankës B. Kostoja e klerimit të pagesës është 4 deri në 8 lekë për bankën, por banka B, në shumë raste në Shqipëri, mban komisione 200, 400 apo 600 lekë, pra komisione qindra herë më të larta se sa kostot.
Arsyeja se pse bankat përdorin praktika të tilla diskriminuese për joklientët është e thjeshtë. Disa njerëz përtojnë të shkojnë te automati i bankës së vet, disa të tjerëve, nuk ua ndjen për komisionet ose janë të pavetëdijshëm për to. Praktika tregtare të tilla normalisht që janë të ndaluara dhe në vende normale, autoritetet rregullatore do të duhej të kishin ndërhyrë për të detyruar bankat të përdorin kushte jodiskriminuese. Ndërhyrje të tilla rregullatore janë në përfitim si të konsumatorit, ashtu edhe të operatorëve.
Sepse, bankat, në vend që të shtrijnë rrjetin e vet të ATM-ve në të gjithë vendin, mundet që të shërbejnë klientët e vet përmes ATM-ve të bankave të tjera në zona të caktuara. Kjo nuk ndodh për shkak se autoritetet rregullatore, Banka e Shqipërisë si menaxherja e sistemit të pagesave dhe Autoriteti i Konkurrencës si zyra që mbron konsumatorët nga sjelljet jokonkurruese të bankave, nuk kanë kryer funksionet e veta ligjore.
Gjithsesi, situata më lehtësisht e dallueshme e sjelljes predatore të bankave duket se dallohet te kursi i këmbimit i përdorur si në sportele, ashtu edhe në shërbimet elektronike. Në Shqipëri, këmbimi valutor ofrohet nga dy grupe të mëdha: nga bankat dhe nga agjencitë e këmbimit valutor. Logjikisht, bankat, me sistemet e shërbimeve automatike elektronike, janë në pozicionin për të konkurruar me lehtësi të madhe agjencitë e këmbimit valutor, të cilat ofrojnë shërbime në dyqane fizike, ku paguajnë qira, punëtorë dhe ku përpunojnë paranë fizike.
Përkundrejt këtyre, këmbimi elektronik i parasë duhet të kushtojë shumë më pak. Por në praktikë, e kundërta ndodh. Në agjencitë e këmbimit valutor, euro shitet me një marzh zakonisht jo më të lartë se sa 0.5% se sa mesatarja dhe blihet me një marzh jo më të ulët se sa 0.5% nga mesatarja. Por nëse përdor aplikacionet e bankave, këto e shesin euron 2 apo 3% më shtrenjtë dhe e blejnë 2 apo 3% më lirë se sa mesatarja.
Siç dallohet, shërbimi që teorikisht duhej të kushtonte më lirë në aplikacionet e parasë elektronike, kushton në fakt pesë apo gjashtë herë më shtrenjtë. Arsyeja se pse bankat e bëjnë këtë duket se lidhet me dëshirën për të zhvatur nga paratë e qytetarëve një shumë të majme duke shfrytëzuar faktin se, disa nga konvertimet që qytetarët bëjnë, janë në shuma të papërfillshme dhe qytetarit nuk i leverdis taksirati të tërheqë paratë në bankë për të përdorur shërbimet e agjencive të këmbimit valutor.
Ndërsa bizneseve të mëdha u ofrohen kushte speciale të negociuara për këmbimin valutor. Bizneset e vogla, ato që nuk kanë shuma të konsiderueshme për të këmbyer, ose do të duhet të harxhojnë kohë ose duhet të pranojnë marzhet zhvatëse të bankave.
Nga këto të gjitha, abuzimi me mungesën e edukimit financiar të qytetarëve përmes kurseve shumë të tepruara të këmbimit valutor, në rastet kur qytetarët përdorin karta të emetuara në monedhë tjetër, e bën, për biznesin ashtu edhe për individin, shpesh me leverdi përdorimin e parasë fizike përkundrejt asaj elektronike.
Turistët e huaj që janë mësuar nëpër botë të përdorin kartë, vijnë në Shqipëri dhe përballen me tarifa të paimagjinueshme kur tërheqin në bankomate, tarifa që mbahen nga bankat shqiptare pikërisht për shkak se autoritetet rregullatore kanë dështuar të bëjnë punën e vet.
Pasojat janë jo vetëm për qytetarët, por edhe për ekonominë në tërësi. Përdorimi i praktikave predatore në biznes sjell fitime në kurriz të besimit. Por kjo është një temë tjetër. Ajo që vlen të thuhet aktualisht është që, nëse shteti, me kërkesë të bankave, apo për shkak të fantazisë së kryeministrit, vendos kushte që detyrojnë qytetarët të përdorin shërbimet e bankave pa pasur alternativë të vlefshme, këto praktika predatore bëhen taksa private.
Në këtë kontekst, një ndërhyrje për të kufizuar, fjala vjen, të drejtën e biznesit për të përdorur paranë cash si alternativë më ekonomike se sa paraja elektronike e ofruar nga bankat, pavarësisht nëse mundet apo jo të shitet si platformë kundër informalitetit e të tjera përralla si këto, mund të krijojë monopole të pakëndshme, nga ato të shumtat nga të cilët shqiptarët sakaq vuajnë, me pasoja negative afatgjata për të gjithë ekonominë./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38