Flash News

E-TJERA

Paraja jashtë bankave bie për të dytin muaj radhazi në Tetor

Paraja jashtë bankave bie për të dytin muaj radhazi në Tetor
Foto Ilustruese

Paraja jashtë bankave pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në Tetor. Të dhënat që vijnë nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e parave jashtë bankave ishte 358 miliardë lekë, nga 1.1 miliardë që ishte në muajin shtator të këtij viti.

Monitor raporton se edhe normat e rritjes vjetore janë në rënie të vazhdueshme, çka tregon se kemi të bëjmë me një tendencë drejt stabilizimit të parasë jashtë bankave. Rritja e fundit e vlerës së parsh jashtë bankës u shënua në mars të vitit 2020, kohë kur Shqipëria u godit nga pandemia Covid-19.

Që nga momenti i shpërthimit të pandemisë e deri tani, rritja e parasë jashtë bankave po shënon ritme më të ngadalta se rritja e depozitave në lekë. Sipas BSH, vetëm për muajin tetor depozita në lekë arrit vlerën e 687 miliardë lekëve, një rritje me 8.6% krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Rritja e vlerës së parasë jashtë bankave erdhi si pasojë e pasigurisë që agjentët e ekonomike kishin gjatë periudhës së pandemisë. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë iu dha mundësi të kishin akses pa limit në financime afatshkurtra.

 

Të fundit