Flash News

E-TJERA

Parakalim i gabuar, dënohet me 3000 lekë gjobë inspektori i ‘Rrugores’ në Elbasan

Parakalim i gabuar, dënohet me 3000 lekë gjobë inspektori i

Një inspektor i Policisë Rrugore në Elbasan është gjobitur me 3000 lekë pasi kreu një parakalim të gabuar.

Rasti është denoncuar në media dhe rrjete sociale. Siç njofton policia, inspektori A. B. ka bërë shlyerjen e menjëhershme të masës administrative.

Ndaj tij ka nisur një hetim administrativ për shkelje të lehtë.

Njoftimi:

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet policie, duke kryer parakalime të gabuara, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij automjeti, punonjësin e Policisë inspektor A. B., me masën administrative maksimale për shkeljen e kryer (3000 lekë të rinj), bazuar në pikën 15, të paragrafit të 2-të, të nenit 146 të Kodit Rrugor.

Drejtuesi i automjetit, inspektor A. B. ka bërë shlyerjen e menjëhershme të masës administrative.

Gjithashtu, për punonjësin e Policisë inspektor A. B. ka nisur hetimi administrativ, për shkelje të lehtë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit

 

Të fundit