Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i Alizotit: Nëse SPAK nuk arreston bosët e krimit, bie pas zgjedhjeve

Paralajmërimi i Alizotit: Nëse SPAK nuk arreston bosët e krimit,

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, paralajmëroi SPAK se do të bjerë pas zgjedhjeve të 11 Majit nëse nuk arreston bosët e krimit.

“Kam qenë ndër të paktët që nuk e kam kritikuar SPAK, por për mua SPAK-u bie pas zgjedhjeve. Nëse SPAK-u tani nuk arreston të gjithë bosat e krimit, që të gjithë i dinë, që mos të prishen zgjedhjet, për mua nuk ekziston. Është falsitet dhe teatër”, tha Alizoti në A2 CNN. 

“Unë kam qenë gjithmonë që nuk besoj sepse ndryshimi në Shqipëri nuk mund të vijë vetëm nga një institucion. Është e vështirë që një strukturë gjyqësore të godasë kryeministrin. Nëse SPAK do të ishte efikas, duhet të merret me grupet kriminale, jo me peshqit e vegjël. Për mua është teatër sepse grupet kriminale janë kartele tashmë. Edhe policia është e përfshirë”, shtoi Alizoti.

Të fundit