Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i ekspertit: Pse mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Paralajmërimi i ekspertit: Pse mund të pezullohet Lotaria Amerikane

Pezullimi i përkohshëm i Lotarisë Amerikane ka alarmuar mijëra aplikantë, përfshirë edhe shqiptarët. 

Eksperti i emigracionit në SHBA, Lorenc Mansaku tha në A2 CNN se situata mbetet e paqartë dhe se pezullimi mund të prekë edhe personat që tashmë e kanë fituar lotarinë.

 “Nuk kanë dalë ende udhëzime të qarta. Jemi në një fazë zhvillimi dhe flasim hipotetikisht, por ekziston rreziku që pezullimi të shtrihet edhe te intervistat në konsullata, përfshirë edhe Shqipërinë”, u shpreh ai.

Eksperti theksoi se, nëse kjo ndodh, edhe fituesit që janë në pritje të intervistës mund të përballen me vonesa ose pezullim të procesit.

“Kam frikë se ky pezullim mund të zgjasë dhe ndoshta të shkojë përtej afatit të programit, që përfundon më 30 shtator 2026”, tha Mansaku.

Ai kujtoi se Lotaria Amerikane nuk mund të hiqet përfundimisht pa një vendim të Kongresit, pasi kjo do të kërkonte ndryshime në Aktin e Emigracionit dhe Nënshtetësisë. Megjithatë, sipas tij, administrata aktuale synon një rishikim të programeve të emigracionit, duke favorizuar punonjës të kualifikuar dhe kritere më të forta për pranimin e emigrantëve.

 

Të fundit