Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i Erla Mëhillit: Mosnjohja e zgjedhjeve prodhon krizë

Paralajmërimi i Erla Mëhillit: Mosnjohja e zgjedhjeve prodhon

Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli paralajmëron se Shqipëria rrezikon të përfshihet në krizë politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, për shkak të artikulimit të opozitës për mosnjohjen e rezultateve.

E ftuar në “Ilva Now”, Mëhilli theksoi se mospranimi i rezultatit zgjedhor nga njëra palë prodhon krizë, por kjo situatë shton ajo, jo-domosdoshmërisht çon në protesta apo revolta në rrugë.

“Edhe nga Basha por edhe funksionarë të tjerë të PD është thënë se betejën do ta vijojnë edhe brenda parlamentit. Nëse do rrimë tek mosnjohja e zgjedhjeve, këtu pastaj hyjmë në një krizë. Mund të jetë politikë konfliktuale, por jo domosdoshmërisht do ketë protesta”, tha Mëhilli.

 

Të fundit