Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i fortë i Ralf Gjonit: Priten vrasje të bujshme në Shqipëri; Ambasadori britanik shok i Lulit dhe i Monës

Paralajmërimi i fortë i Ralf Gjonit: Priten vrasje të bujshme

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni, gjatë fjalës në parlament ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në Shqipëri pritet të ketë vrasje të bujshme, dhe se vendi pritet të përballet me skenare si ato të viteve ’70 ku mafia vriste politikanë në Itali.

Gjithashtu, Gjoni ceku edhe integrimin e Shqipërisë drejt BE, ndërsa tha se sipas tij ka disa arsye se pse kjo nuk mund të ndodhë. Sikur të mos mjaftohej me kaq, Gjoni sulmoi edhe ambasadorin britanik në Shqipëri, ku tha se ky është kulmi i ironisë pasi: “shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së”.

“Ky këshilli integrimit të BE-së, më duket si filmi Taulanti kërkon një motër. E krijuan për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motra e vogël, tek Rudina Hajdari.

Më duket ky si ai këshilli 5 qershorit, hajde gallatë hajde! Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur. E nderuar Rudinë, integrimi është një fazë e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, është refuzimi i BE-së, për të integruar vendin tonë. nuk ka oreks BE për zgjerim. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.

Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kulmi i ironisë, është ambasadori i britanik del lartë e poshtë shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së. Kulmi i ironisë, është turp sepse po ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duar mbi kokë teksa shohin se ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit“, tha Gjoni. 

Deklaratat e Gjonit duket se nuk i pëlqyen ministres Spiropali, e cila nuk i kurseu ironitë për deputetin opozitar, teksa i kujtoi këtij të fundit lidhjen e tij me LSI-në. Sipas saj, sot Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, në një luftë frontale me ata që duhet të ishin në krahun e qeverisë.

“I dashur Ralfi, mendoja se teatralitetin dhe aftësinë për të parashikuar të ardhmen i kishe lënë në partinë e vjetër, por siç duket paske marrë disa elemente të dobishëm dhe në Kuvend. Nuk është as mister dhe as çudi që BE ka problemet e veta dhe që opozita që ti përmende që është jashtë nuk i sheh se ka qenë e zhytur në të sajat. Po të kthehemi se ato që ka bërë kjo maxhorancë për të realizuar detyrat, mund të them se është bërë e pamundura brenda të mundurës. Kemi një opozitë që të gjithë aksionin e saj e ka program sabotimin dhe pengimin e rrugës europiane drejt BE. Integrimin e ka fjalë goje.

Ti përmende krime të pakryera që parashikoje që mund të realizohen në të ardhmen. Mirë do ishte që të flasim për krime të kryera në këtë proces. Nuk dua ta nis këtu nga investigime të mediave që nuk dalin në të gjitha portalet, siç janë disa privatizime. Ku ish qeveria që pretendon që sot të vijë në pushtet, nga i pari, Sali Berisha dhe ministrat, viheshin në rresht për të plotësuar nevojat materiale të një familje, jo nevoja bazike. Behet fjalë për miliona mijëra euro, dhe sot flasin për shkatërrimin e integrimit. Në këto 3 vite s’kanë qenë përpjekje sporadike, por të organizuara, “tha Spiropali.

Të fundit