Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i gazetarit: Nëse bëhen ndryshime në qeveri, SPAK do të shkojë më tej me arrestimet

Paralajmërimi i gazetarit: Nëse bëhen ndryshime në qeveri,

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, zëra që kanë qarkulluar ditët e fundit, SPAK do të shkojë më tej me arrestimet për çështjen e inceneratorëve.

Ai tha për “News 24” se pritshmëria është e lartë dhe se SPAK deri më tani ka shkuar te “bishti”. Gazetari ka folur edhe për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama përballë këtyre rasteve.

“Pritshmëria vijon të jetë më e lartë. Synohet të shkohet më lart. SPAK ka shkuar te bishti. Gjejmë rastin që të inkurajojmë Prokurorinë, që mos t’i nënshtrohet presionit.

Ka disa indikatorë politika. Po flitet se mund të ketë një ndryshim në kabinetin qeveritar. Nëse do të ketë ndryshim në kabinetin qeveritar, nuhatja më thotë se SPAK do shkojë dhe më tej.

Nëse nuk ndryshon ndonjë nga kabineti, SPAK nuk shkon më tej. Rama vepron në këtë formë që personi që shkon në burg, në fillim jep dorëheqjen dhe PS distancohet. Kur u dorëhoq Tahiri, ikën dhe 3 ministra të tjerë për të mbuluar pjesën e Tahirit”, tha gazetari.

 

Të fundit