Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i gazetarit: Një ministër nuk është treguar i drejtë me qokat, Rama do ta shkarkojë

Paralajmërimi i gazetarit: Një ministër nuk është

Gazetari Ferdinand Dervishi ka paralajmëruar të tjera shkarkime në qeverinë Rama.

I ftuar në studion e Abc News, Dervishi tha se Rama ndodhet në panik duke marrë parasysh deklaratat e tij ndaj SPAK-ut, shkarkimet e fundit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtoi i SHISH.

Dervishi paralajmëroi se radhën për t’u shkarkuar pritet ta ketë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili sipas tij ka bërë më shumë ndere në detyrën e vet se sa me qokat.

“Nga këto informacione ka shumë të ngjarë që prekin krerët e shtetit, mbase kryeministrin, familjarë të thjeshtë. Shikohet një kryeministër në panik. Këtë e ka treguar kur i tha SPAK, jo majtas, por djathtas. Po të shohësh ky panik të detyron që ti të marrësh masa. Brenda një muaji ka kapur presidencën, ka ndërruar drejtorin e policisë, ka ndërruar drejtorin e SHISH. Pritet me shumë gjasa të ndërrojë edhe ministrin e mbrojtjes, i cili më shumë është treguar i drejtë me detyrën e vet sesa me nderet dhe qokat që bëhen me pushtetin. Kjo gjë tregon që mos i shkojë asgjë “armikut”. Pastrimi i parave ja shumë gjëra dhe ajo u kap. Kemi një grumbullim pushteti si asnjëherë tjetër. Ka mbetur ambasada amerikane dhe SPAK. Gjithë kjo kapje bëhet që jo vetëm të mos kalojë informacione te SPAK, por edhe ti priten rrugët e bashkëpunimit SPAK”, tha Dervishi.

Të fundit