Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i IGJEUM: Drini e Buna do kenë prurje të larta, zonat që rrezikojnë përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherash

Paralajmërimi i IGJEUM: Drini e Buna do kenë prurje të larta,
Foto ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që për shkak të shirave që priten në orët dhe ditët në vijim nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta.

Sipas IGJEUM, intensiteti i lartë në veri-perëndim të vendit mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë datave 10 dhe 11 janar.

“Nga llogaritjet e IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve.

Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por nuk priten probleme nga përmbytjet. Intensiteti i lartë në veri-perëndim të vendit mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë datave 10 dhe 11 Janar 2021.

Reshjet

Sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës dhe në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë deri lokalisht shumë intensive.

Në qarqet Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve. Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

Paralajmërimi i IGJEUM: Drini e Buna do kenë prurje të larta,

Temperaturat

Nesër (e diel, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 20 °C, në vendet e ulëta: 8 / 17 °C, në vendet malore: 0 / 13 °C “, njofton IGJEUM.

Të fundit