Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i IGJEUM: Në Shkodër priten reshje intensive shiu, temperaturat të dielën

Paralajmërimi i IGJEUM: Në Shkodër priten reshje intensive shiu,
Foto ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se duke nisur nga pasditja e sotme dhe ditën e diel do të ketë reshje intensive shiu në Shkodër dhe më pak në qarqet e tjera, të cilat në verilindje dhe juglindje të vendit,  mund të jenë në formë dëbore.

Gjithashtu bën me dije se nivelet e ujit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme. IGJEUM thekson se nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet.

Sa i përket temperaturave, në njoftimin zyrtar të IGJEUM-it thuhet se “Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C

në vendet e ulëta: 8 / 12 °C

në vendet malore: 2 / 8 °C”.

 

Të fundit