Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i Karamuços: Kujdes në ‘Sheshin Skënderbej’, një grup po grabit qytetarët me armë

Paralajmërimi i Karamuços: Kujdes në ‘Sheshin

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar qytetarët e Tiranës që të tregohen të kujdesshëm kur kalojnë në sheshin “Skënderbej”, pasi mund të bien pre e grabitjeve me armë.

Në një postim në Facebook, Karamuço shkruan se ndonëse u arrestuan dy persona para 4 ditësh, një tjetër grup vijon të sulmojë qytetarët dhunshëm, duke ju marrë portofolat dhe celularët.

“Meqenëse nuk njofton Policia e Shtetit, kam detyrim moral dhe qytetar ta bëj unë. Lutem kini kujdes në ‘Sheshin Skënderbej’, sepse vijon vjedhja e qytetarëve me anë të kanosjes me armë. Megjithëse u arrestuan dy persona para 4 ditësh, një tjetër grup vijon të sulmojë qytetarët dhunshëm, duke ju marrë portofolat dhe celularët. 2 raste të reja kanë ndodhur para 1 ore”, shkruan eksperti.

 

Të fundit