Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i Metës: 2 marsi nuk është një betejë e lënë në mes

Paralajmërimi i Metës: 2 marsi nuk është një

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se beteja e 2 Marsit nuk ka përfunduar. Në një intervistë në Syri Tv, Meta thotë se 2 Marsi nuk është beteja e tij, por e shqiptarëve.

“2 marsi absolutisht nuk është një betejë e lënë në mes. 2 marsi nuk është betejë e Metës. I ftoj shqiptarët që të kuptojnë greminën ku ka rënë shteti, ku janë rrëzuar edhe të drejtat e tyre, në kuptimin kushtetues dhe kjo betejë do të vazhdojë deri në vendosjen e rendit kushtetues në vend 2 marsi ishte një betejë për të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushtetuese, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por është dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate”, deklaroi ai në Syri Tv.

Meta shtoi se vendi është në krizë legjitimiteti dhe zgjidhjen finale sipas do e marrë nga populli në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të fundit