Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i mjekut: Do të ketë një rritje rastesh, shumica e të infektuarve janë të paimunizuar

Paralajmërimi i mjekut: Do të ketë një rritje rastesh,

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka folur për situatën me Covid-19 në vend. Ai tha se aktualisht ka një rënie të lehtë të shifrave, ndërsa paralajmëroi se situata do të ndryshojë dhe se pritet rritje e rasteve.

Ai tha për “Kjo Javë” se Omicron është një variant që do të infektojë ata që kanë patur fatin të mos infektohen deri më tani. Gjithashtu shtoi se mutacioni i i ri nuk shkakton forma të rënda të sëmundjes. Alimehmeti u shpreh se ka rinfektime te qytetarët që nuk janë vaksinuar.

"Ne aktualisht jemi në rënie të lehtë por të qëndrueshme. Të gjithë indikatorët, testet, numri i të shëruarve i viktimave është në rënie të ngadaltë. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Por do të ketë një rritje rastesh sepse është e pamundur mos të ketë një rritje rastesh.

Ndoshta mund të jetë një variant që mund të infektojë ata që deri më sot ishin kursyer, kanë pasur fatin të mos infektohen. Por sëmundja e rëndë është më pak probabël tek Omicron në krahasim me Deltën dhe ky është faktor aleat në krahun tonë. Shumica e të infektuarve janë të paimunizuar, pra që nuk e kanë kaluar Covid dhe që nuk janë vaksinuar. Rreth 90% janë të paimunizuar. Kjo 10% do analizuar pak", tha ai.

Të fundit