Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i Ngjelës: Ky do të jetë muaji anti-korrupsion, elitës do i merret pasuria

Paralajmërimi i Ngjelës: Ky do të jetë muaji
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela paralajmëron se ky pritet të jetë muaji anti-korrupsion në Shqipëri dhe më pas në Kosovë.

Ai thotë se elitave do iu merren paratë dhe pronat, ndërsa shton se reforma anti-korrupsion do t'i sjellë çlirim "historik" vendit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se sinjali i parë ishte shpallja "non grata" e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ngjela shton se Berisha dhe Presidenti Ilir Meta janë drejt shkarkimit, njëri nga Gjykata Kushtetuese dhe tjetri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Avokati shton se kështu e parashikon dhe ligji, ndërsa shton se mbetet për tu parë nëse parashikimet e tij do të ndodhin në vijim.

Të fundit