Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i SHBA vë në lëvizje Antiterrorin, masa të shtuara në terren, në fokus ambasadat dhe MEK

Paralajmërimi i SHBA vë në lëvizje Antiterrorin, masa

Një ditë pas paralajmërimit të ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani, autoritetet janë vënë në lëvizje për të shtuar masat e sigurisë.

Njësitë e Antiterrorit kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj Izraelite, në kuadër të koordinimit të veprimeve dhe rritjes së gatishmërisë për çdo skenar të mundshëm.

Në fokus mësohet se janë kryesisht ambasadat, godina e muxhahedinëve në Manëz, si dhe sheshe e hapësira të mëdha publike në vend.

Po ashtu, pritet një shtim i prezencës së forcave policore në terren.

Të fundit