Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i shoqatave eksportuese: Rënia e euros rrezikon ta kthejë Shqipërinë në vititn 1992

Paralajmërimi i shoqatave eksportuese: Rënia e euros rrezikon ta

Shoqatat eksportuese kanë paralajmëruar rrezik për ekonominë pas rënies së euros.

Siç raporton A2 CNN, sipërmarrjet eksportuese në fushën fasonëve, fruta-perimeve, bimëve aromatike dhe turizmit kanë kërkuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Shoqatatat paralajmërojjnë se rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë shqiptare në vitin 1992.

“Fenomeni nuk mund të lihet në ‘rënie të lirë’ me arsyetimin se çdo gjë e përcakton tregu. Nëse vërtetë mendohet se ‘duke ulur koston e importeve me pasojë uljen e eksporteve është një zhvillim pozitiv ekonomik dhe tregues i një ekonomie të fortë’, atëherë po rrezikohet kthimi mbrapa në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e “terapisë shock””, shprehen shoqatat.

Shoqatat eksportuese kërkojnë nga dy institucionet e ngarkuara për të garantuar stabilitetin ekonomik dhe monetary, si edhe identifikimin e shkaqeve reale që po çojnë nën rënien e euros.

“Asnjë ulje të çmimeve të produkteve të importit nuk kanë përfituar konsumatorët shqiptarë. Nga zhvlerësimi i monedhës kanë përfituar vetëm individë importues të veçantë dhe ekskluzivë. Ky zhvlerësim i monedhës euro ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendas duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit”, shprehen shoqatat.

Të fundit