Flash News

E-TJERA

Paralajmëroi kallëzim në SPAK, Çela ‘injoron’ Bashën: S'merrem me të

Paralajmëroi kallëzim në SPAK, Çela ‘injoron’

Administratori i “OSHEE Group” Adrian Çela ka injoruar paralajmërimin e kryedemokratit Lulzim Basha, se do të çojë në SP[AK dosjen e çështjes së krizës energjetike të shpallur në vend vetëm disa ditë më parë.

I ftuar në studion e “Open”, Çela nuk pranoi të japë asnjë koment për paralajmërimin e Bashës, duke thënë vetëm se fjalët e kreut të PD-së për të. nuk janë as në qiell dhe as në tokë.

“Nuk kam asnjë koment. Kur flet Basha, unë fle gjumë. Të ze gjumi nga ato që thotë. Se s’janë as në qiell as në tokë. Nuk dua të merrem fare me të,” u shpreh Çela.

I pyetur nga aktivisti Adriatik Lapaj se pse Shqipëria duhet të gjendet në kufijtë e krizës kur ka prodhuar 2.2 herë më shumë energji, Çela sqaroi se shtiaj e energjisë është bërë mbi bazën e një niveli të caktuar sikurse veprohet edhe me blerjen e saj.

“KESH ka një nivel të caktuar kuatosh, që nuk duhet ta tejkalojë, dhe ky vit ka qenë i lagësht dhe ka prodhuar më shumë seç duhet, tani ne kemi shitur deri në qershor, sepse ka një nivel të caktuar. Kemi shitur dhe kemi blerë. Është importuar në korrik e me radhë. Ne filluam të blejmë që të bëjmë optimizimin e kaskadës, energjia nuk është mall që e merr dhe e fut në magazinë,” tha Çela.

Të fundit