Flash News

E-TJERA

Paralajmëroi të tjerë ‘non-grata’, Escobar: Do shihni presionin politik amerikan, duam bashkëpunim

Paralajmëroi të tjerë ‘non-grata’, Escobar: Do shihni

Zyrtari i Lartë amerikan, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar sanksione të tjera ndaj politikanëve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Në një intervistë për News 24, Escobar u shpreh se më shumë përcaktime publike për liderët apo ish-liderët e korruptuar, do të ketë në Ballkanin Perëndimor, por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

“Dhe do ketë akoma më shumë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Nuk dua t’i paraprij sanksioneve tona, por do të ketë më shumë në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Escobar.

I dërguari i SHBA-së u shpreh se janë të vendosur në luftën me korrupsionin, por kërkojnë edhe bashkëpunimin e shteteve dhe partnerëve për ta çuar para sundimin e ligjit.

“Ne do të bëjmë pjesën tonë në lidhje me sanksionet, sepse ne e marrim shumë seriozisht korrupsionin. Thënë kjo, nuk ka alternativë ndaj prokurorive vendase, gjyqësorit të pavarur, prokurorëve të pavarur dhe vullnetit politik për t’i bërë të gjitha këto të mundura. Pra, do të shihni presionin politik amerikan ndaj udhëheqësve të zgjedhur, të cilët ne i konsiderojmë partnerë të mirë, por ata duhet të jenë partnerë të mirë edhe për të çuar përpara sundimin e ligjit, dhe më besoni, ne jemi mjaft të vetëdijshëm dhe mjaft të hapur me ta për mangësitë që ekzistojnë. Shqipëria ka bërë shumë përparim. Do të doja të shihja më shumë dhe ne duam të punojmë me ju për të arritur më shumë. Dhe shpresojmë se do të arrijmë atje shumë shpejt”, shprehet Escobar.

Të fundit