Flash News

E-TJERA

Paralajmëron analisti: Edi Rama mund të shpallet ‘non-grata’ nga SHBA

Paralajmëron analisti: Edi Rama mund të shpallet

Analisti Genc Burimi komentoi shpalljen non grata nga SHBA të kryeministrit boshnjak, Fadil Novalliç, pasi ngriti rrjetin patronazhist në zgjedhje.

Duke folur në emisionin 'Task Force' në Syri Tv , Burimi mori si rast të ngjashëm edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, për të cilin tha se nuk ka ende një vendim të tillë. Genc Burimi tha se Edi Ramës mund t'ia nxjerrin më vonë.

"Mbase ja mbajnë dhe Ramës si Joker nën mëngë dhe ja nxjerrin më vonë. Po të shohës analizat në Bosnjë, nuk është kjo arsyeja e vërtetë.

Për Novalliç, arsyeja kryesore për boshnjakët është se kryeministri ra në një tjetër grackë, që mund t’i kritikohet fare mirë Ramës, për blerjen pa kandar në momentin e COVID-it, ky zotëria kryeministër prej 2015, firmosi një VKM për blerje 6 mln euro të aparateve respiratore me oksigjen.

Këtë e merr një ndërmarrje në vend të 9-të në tender. Kur u bë VKM, ishte dita e shpalljes së tenderit, ky ka dalë në gjyq, etj, akoma s'është dhënë vendimi.

Mendojnë shumë se për këtë është non-grata, por duke qenë në proces gjykimi, amerikanët nxorën rastin e përdorjes së të dhënave."-tha Burimi.

 

Të fundit