Flash News

E-TJERA

Paralajmëron Departamenti Amerikan i Shtetit: Priten të tjera ‘non grata’ në Shqipëri

Paralajmëron Departamenti Amerikan i Shtetit: Priten të tjera

Pas ish deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi, departament i Shtetit paralajmëron të tjera sanksione ndaj ish zyrtarëve apo dhe zyrtarëve në Shqipëri. 

Për ABC, ky departamenti shpjegon se vendimet ndaj të korruptuarve mund të njoftohen edhe privatisht për personat nën akuzë. Kjo nënkupton, se mund të ketë politikanë, zyrtarë dhe aktorë të tjerë non-grata, që publiku nuk ka ose nuk do të ketë dijeni për këtë vendim ndaj tyre.

Zëdhënësi  për Evropën dhe Euroazinë në departamentin amerikan të shtetit, Ryan Ëalsh, sqaron:

“Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global. Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht ndërsa të tjerët privatisht”.

Në përgjigjen zyrës së shtypit të Departementit amerikan të shtetit, bëhet e ditur gjithashtu se, sanksionet prekin dhe familjarët e personave non grata.

Më herët, SHBA shpalli ‘non grata’ edhe ish kryeministrin Sali Berisha, ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, ish kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe Tom Doshin ish kreu i PSD.  

 

 

Të fundit