Flash News

E-TJERA

Paralajmëron IGJEUM: Rrezik i lartë zjarresh në Fier dhe Berat

Paralajmëron IGJEUM: Rrezik i lartë zjarresh në Fier dhe Berat

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar sot se për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ka rrezik të lartë zjarresh sidomos në qarqet Fier dhe Berat.

Ky institut njofton se me rrezik të lartë por vetëm në zona të lokalizuara janë edhe qarqet: Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e premte kur temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 40 gradë celsius. Një rënie e lehtë e temperaturave pritet prej ditës së shtunë.

Paralajmëron IGJEUM: Rrezik i lartë zjarresh në Fier dhe Berat

Të fundit