Flash News

E-TJERA

Paralajmëron Kraja: Lidhjet politike s'do mbrojnë askënd nga SPAK; kërkon zgjatjen e mandatit të prokurorëve

Paralajmëron Kraja: Lidhjet politike s'do mbrojnë askënd nga

Në tryezën e mbledhur per 5 vjetorin e Reformës në Drejtësi, kreu i SPAK-ut Arben Kraja ka kërkuar zgjatjen e mandatit të prokurorëve. Kraja është shprehur se ky ka qenë një vit intesiv për institucionin që ai drejton, ndërsa ka theksuar se është rritur besimi i qytetarëve te drejtësia. Kreu i SPAK-ut ka kërkuar ambiente të për shtatshme për anëtarët e BKH-së, një problematikë  engritur edhe më herët nga ai.

"Për SPAK ka qenë një vit intensiv, po jepen produkte konkrete, shihet te pritshmëritë në raport me partnerët, shihet në raport me publikun, ka një rritje të besimit të njerëzve, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që mes pritshmërisë dhe realizimit janë dy koncepte të ndryshme, ka ardhur koha të hedh 2 momente që lidhen me punën tonë, nevojën për një ambient të përshtatshëm për BKH, të ulemi dhe të gjemë një zgjidhje. Momenti i dytë është mandati i kufizuar për prokurorët e SPAK dhe të anëtarëve të BKH-së", tha Kraja.

Ky i fundit tha se SPAK-u do iu shkojë deri në fund rasteve, pavarëisht se kush mund të jetë i përfshirë në to. Ai theksoi se pandëshkueshmëria për arsye të lidhjeve politike apo për arsye të suportit financiar do të marrë fund.

“Të jemi të ndërgjegjshëm se midis pritshmërisë e mundësisë për ta realizuar janë dy koncepte të ndryshme, pritshmërtitë janë mbi bazë opinionesh, por ne punojmë mbi bazë provash, por megjithatë kjo s’na pengon që ti shkojmë deri në fund të gjitha rasteve që kemi apo do kemi në të ardhmen pavarësisht kush do jenë personazhet e përfshirë.

Koncepti i pandëshkueshmërisë për arsye të lidhjeve politike, për arsye të suportit financiar apo për arsye të rrezikshmërisë të personave që ne merremi do marrë fund, ne punojmë me parimin që të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kështu do vijojmë deri në fund”, tha Kraja.

 

Të fundit