Flash News

E-TJERA

Paralizohet qarkullimi i mjeteve në aksin Lozhan-Gramsh, shkak kamionët e OSHEE-së

Paralizohet qarkullimi i mjeteve në aksin Lozhan-Gramsh, shkak

Është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Lozhan-Moglicë-Gramsh. Shkak është bërë lëvizja e dy kamionëve të OSHEE-së.

Trafiku është rënduar për shkak të shtimit të mjeteve që qarkullojnë nga ky aks. Edhe pse policia ka njoftuar vetëm lejimin e mjeteve të vogla, ky rregull duket se nuk po respektohet.

Aksi Maliq-Gramsh mbetet e vetmja nyjë lidhëse e rajonit juglindor me Tiranën, pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas, që shkaktoi kolaps në qarkullimin e mjeteve.

Kamionët kanë hapur krahun në anë të rrugës, por për shkak të lëvizjes së lartë të mjeteve, është krijuar një ngërç në qarkullim.

Të fundit