Flash News

E-TJERA

Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 53-vjeçari kërcënon me thikë bashkëfshatarin

Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 53-vjeçari

Një 53-vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me thikë bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Floq të Librazhdit, teksa 53 vjeçari me iniciale M. A., u kap gjatë drejtimit të makinës në gjendje të dehur.

Ndërkohë policia i sekuestroi thikë që përdori për të kërcënuar bashkëfshatarin dhe 1 thikë tjetër që iu gjet në mjet.

“Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq, nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.

Si rezultat u reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.

Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur“, njofton polciia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit