Flash News

E-TJERA

Parandalohet vrasja në Tiranë, 50-vjeçari arrestohet pasi i drejtoi armën një personi në mes të lokalit

Parandalohet vrasja në Tiranë, 50-vjeçari arrestohet pasi i

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në rrugën “Myslym Keta”.

Sipas njoftimit zyrtar, një 50-vjeçar është arrestuar menjëherë pasi tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta. 

Autori u kap në kohë dhe u sekuestrua arma e zjarrit që ai mbante pa leje, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Responde”.

Tentoi të vriste me armë zjarri, një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe arrestohet 50-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi A. V., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.

Shtetasi A. V. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Të fundit