Flash News

E-TJERA

"Paraqitej në lagje si estetiste", flasin fqinjët e shqiptares në Greqi që shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion

"Paraqitej në lagje si estetiste", flasin fqinjët e

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e 31-vjeçares shqiptare, Lorela Kapaj, e cila ishte prezantuar si “Lorella” dhe sikur ishte estetiste, por në fakt rezultoi të ishte një tutore prostitucioni për të mitrat.

Sipas mediave greke, vajzat e mitura hynin e dilnin në banesën e 31-vjeçares që në verë të këtij viti.

“Lorela” ka luajtur një rol kyç, e cila që në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare dhe e ndihmonte të gjente “kliente” për t’u botuar në faqet pornografike duke marrë një përqindje të fitimit.

31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua dje në shtëpinë e saj në Colonos ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës.

Sipas një banori të zonës, që prej verës në banesën e 31-vjeçares vinin vajza të mitura, të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.

 “Lorella” është prezantuar në lagje si estetiste dhe ka lënë takime në shtëpinë e saj me “kliente” të mitura të shfrytëzuara për prostitucion.

“Vajza ka një djalë. E kam parë ta sjellë këtu. E sjell dhe ia çon edhe mamit, ku është ulur mami nuk e di… Shumë vajza i vinin në shtëpi, nuk e di sa vjeç ishin. Gjithsesi ishin të vogla. Patjetër nën 18. Kisha parë dy-tre vajza, rreth korrikut dhe gushtit vinin”, thotë banorja e Colonos ndërsa tregon se në banesën e katit të dytë bashkë me “Lorelën” jetonte partneri i saj i arrestuar disa vite më parë për drogë.

“Edhe partneri i saj ka jetuar këtu. Por ai u arrestua për drogë. 3-4 vjet më parë. Nuk e prisja gjithçka që mësova për fëmijët dhe tutorët. E pashë në televizor dhe u mahnita”, thekson ajo.

Kujtojmë se bashkë me shqiptaren u arrestuan edhe dy shtetas grekë në akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.

Të fundit