Flash News

E-TJERA

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj

Baftjar Zeqaj, ish-kreu i Bashkisë së Fierit, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Zeqaj është parë të hyjë në ambientet e SPAK teksa ende nuk dihen detaje se pse është thirrur, por kujtojmë se emri i tij doli në dosjen e SPAK që po heton Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.

Në deklaratën e atëhershme, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.

Ky nuk është i pari nga radhët e socialistëve që thirret nga SPAK. Javën e kaluar kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli u paraqit dy herë brenda javës.

Po ashtu, edhe kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është thirrur në SPAK. Të dy janë paraqitur për të dëshmuar për çështjen e abuzimit me tendera.

Të fundit