Flash News

E-TJERA

Paraqitet në SPAK kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro

Paraqitet në SPAK kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro

Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi licencoi një karburant të ndërtuar pa leje.

Vetë Duro, pasi u mor i pandehur, është shprehur se ka firmosur çdo gjë që kërkon ligji dhe se bëhet fjalë për “detyrë të plotësuar” nga një kryetar bashkie.

“Sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit "Genci Petrol". Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre, por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, u shpreh Duro.

Të fundit