Flash News

E-TJERA

"Paraqitu për 24 orë në polici", mashtrim me email në emër të Ilir Prodës, policia: Janë mashtrime

"Paraqitu për 24 orë në polici", mashtrim me email

Policia e Shtetit ka paralajmëruar një skemë mashtruese që po qarkullon në formën e mesazheve elektronike të rreme, të dërguara nga një adresë emaili që imiton kredencialet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Sip as njoftimit zyrtar, persona të paidentifikuar po prezantohen si pjesë e strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe po dërgojnë mesazhe kërcënuese, duke pretenduar se qytetarët janë nën hetim për vepra penale dhe duhet të paraqiten urgjentisht në polici.

Policia ka sqaruar se këto emaile janë të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me institucionin. Ajo u bën thirrje qytetarëve të mos i hapin, të mos i shpërndajnë dhe të mos i ndjekin udhëzimet e tyre. 

Njoftimi:

Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.

❗️Qytetarët duhet të kenë parasysh:
• Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit.
• Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar.
• Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile me përmbajte të tillë.

Gjithashtu, informojmë se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Të fundit