Flash News

E-TJERA

Parashikimet për mot të keq, qytetarët e Vlorës vendosin thasë me rërë për të parandaluar përmbytjet

Parashikimet për mot të keq, qytetarët e Vlorës vendosin

Qytetarët e Vlorës kanë filluar të marrin masa paraprake për të parandaluar dëmet nga përmbytjet, duke vendosur thasë me rërë para bizneseve dhe banesave, për shkak të paralajmërimeve për mot të keq dhe reshje shiu. Kjo ka ardhur pas përvojës traumatike të përmbytjeve të 4 tetorit, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në qytet.

Përmbytjet e 4 tetorit sollën pasoja të rënda në qytetin bregdetar, ku lagjet 'Albano dhe Romina', 'Leg Sallat', '28 Nëntori', si dhe zona të tjera të qytetit u përballën me përmbytje të thella. Situata ishte kritike në disa zona të tilla si Xhamia, Rilindja, Skela, Pavarësia dhe rrugë të tjera si 'Hasan Kushta' dhe 'Gjergj Araniti', ku niveli i ujit arriti deri në 60 centimetra.

Për shkak të reshjeve intensive, 33 familje janë evakuuar dhe 55 persona kaluan natën në konvikte. Uji dhe balta përmbytën banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Autoritetet vendore janë duke punuar për të vlerësuar dëmet e sakta, por ende nuk ka një bilanc të plotë të humbjeve.

 

Të fundit