Flash News

E-TJERA

Parashikimi i analistit: Basha mund të tërhiqet nga zgjedhjet e 6 marsit

Parashikimi i analistit: Basha mund të tërhiqet nga zgjedhjet e 6

Kreu i PD, Lulzim Basha mund të tërhiqet nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, parashikon analisti Lorenc Vangjeli.

I ftuar në Report tv, Vangjeli thotë se beteja kryesore e Bashës nuk është me Edi Ramën, por me ish kreun e PD, Sali Berishën.

Sipas Vangjelit, nëse Basha del pakicë në 6 mars, ai do ta humbte edhe kështjellën e fundit morale që e mban në krye të Partisë Demokratike.

“Uroj që fjala bojkot të mos jetë kryefjalë e këtyre zgjedhjeve. Vazhdoj të kem dyshime, sepse rrugës mund të ketë qoftë një tërheqje të PD-së legale, të plotë apo të pjesshme të kandidatëve të saj. Sepse duke dalë jashtë kësaj beteje, Basha shmang betejën kryesore që ka. Ai dhe Berisha të dy luftojnë se kush e ka mazhorancën e opozitës.

Të dyja palët janë në garë dhe kjo është shumë e qartë. Sali Berisha mezi pret të hyjë në zgjedhje dhe ka kërkuar që prej shtatorit beteja që Lulzim Basha ka refuzuar t’ia japë. Kështu që ka shumë mundësi që Partia Demokratike legale të tërhiqet. Sepse nëse Basha del pakicë, ai humbet edhe kështjellën e fundit morale që e mban brenda PD-së”, tha Vangjeli

 

 

Të fundit