Flash News

E-TJERA

Parashikimi i analistit: Çmimi i naftës do të shkojë 5 mijë Lekë

Parashikimi i analistit: Çmimi i naftës do të shkojë 5

Çmimi i naftës në Shqipëri shënoi rekord sot, duke shkuar në 265 Lekë për litër. Por analisti Ilir Kulla parashikon se nafta në vendin tonë do të arrijë deri në vlerën e 5 mijë lekëve të vjetra për litër.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Kulla u shpreh se shkak i çmimit të lartë të naftës, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë, është problemi i kërkesë-ofertës.

“Ne marrim mall importi. Dhe tregtarët tanë e blejnë të gjithë në një burim dhe kur ngrihet çmimi i produktit sepse është problem kërkesë/oferta në të gjithë Europën nuk është vetëm tek ne, ne jemi një treg i vogël, tregtarët tanë janë këta, ne nuk importojmë dot si shtet dhe të krijojmë rezerva të tjera, madje unë shoh me merak të madh dhe një gjë tjetër.

Çfarë ndodhi në momente të caktuara me institucione të caktuara sepse do vijë dimri dhe ky karburanti nuk shërben vetëm për makinat, po shërben për spitalet, për Forcat e Armatosura, shërben për policinë. Këto të gjitha këta i blejnë tek kompanitë tona lokale këtu. Dhe këta tanë i blejnë në dy kompani, një në Zvicër dhe një në Itali.

Çmimi ka për të vajtur 5 mijë Lekë. Që të sigurosh çmimin fiks dhe ta mbash, duhet ta blesh që tani me sasi të mëdha dhe kjo kërkon mundësi financiare të fortë, gjë që këta nuk e kanë. Kryeministri tha një gjë që do vëmë garanci sovrane për kompani të cilat importojnë mallrat e shportës, ndoshta do duhet që e njëjta të ndodhi dhe për mallrat e konsumit energjetik. Ose do heqësh akcizat, sepse çmimi është i lartë për shkak të akcizave, ose do fiksosh një çmim dhe do ta blesh për një kohë shumë të gjatë”, thotë Kulla.

Të fundit