Flash News

E-TJERA

Parashikimi i analistit për 14 majin: Këlliçi merr Tiranën, Rama do të paguajë çmimin e 10 viteve

Parashikimi i analistit për 14 majin: Këlliçi merr

Analisti Genc Burimi ka bërë një parashikim për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Burimi u shpreh se Belind Këlliçi do të fitojë përballë Erion Veliajt, pasi ky i fundit do të humbasë për shkak të politikave të Ramës.

Burimi tha se shqiptarët do ta bëjnë Ramën të pauajë çmimin e këtyre 10 viteve qeverisje.

“Rëndësi ka vetëm Tirana, sepse Tirana ka buxhet. Marrja e Bashkisë së Tiranës mund të financojë partitë politike që kanë bashkitë. Unë mendoj se Tiranën mund ta marrë krahu i Berishës, nuk e di më kë do bëjë koalicion.

Tiranën do ta humbasë PS për mendimin tim, sepse në një farë mënyrë, shqiptarët edhe ata që nuk e duan Berishën, duan ta bëjnë Ramën të paguajë një çmim për këto 10 vite. Kjo ndodh shpesh në Perëndim. Besoj se Veliaj do të humbasë për shkak të politikave kombëtare të Edi Ramës”, tha Burimi.

Të fundit