Flash News

E-TJERA

Parashikimi i analistit Çuri: Tirana shkon djathtas në këto zgjedhje, mazhoranca e humbur përballë opozitës së bashkuar 

Parashikimi i analistit Çuri: Tirana shkon djathtas në këto
Analisti Arjan Çuri

Analisti Arjan Çuri deklaron se Tirana do të shkojë djathtas, teksa ka komentuar drejtuesit politikë të PS për çdo qark në vend për zgjedhjet e 25 Prillit.

 “E vështirë është, Tirana me shumë mundësi shkon djathtas. Tirana kryesisht e ndan nëse pushteti do qëndrojë tek ai që e ka apo do e fitojë ai që ka.

Unë mendoj se Tirana lëviz dhe shkon djathtas. Në këto zgjedhje PS i ka të gjithë kundra”, tha analisti në ‘Zonë e lirë’.

Duke u ndalur te sondazhet për 25 Prillin, Çuri thotë se në përballje me opozitën e bashkuar, mazhoranca del në humbje.

 “Ajo që është e vërtetë, është se PS si subjekt është e parë. Por në përballje me opozitën e bashkuar, mazhoranca del në humbje. Fakti që i keni të gjithë kundra dhe skandalet do vijnë duke u shtuar këto muajt e fundit, kjo do t’ju disfavorizojë. Do t’i nxjerr prokuroria italiane”, tha Arjan Çuri.   

Të fundit