Flash News

E-TJERA

Parashikimi i CIES/ Juve i thotë “lamtumirë” kampionatit, Interi titullar; triumfojnë City, Bayern dhe Reali

Parashikimi i CIES/ Juve i thotë “lamtumirë” kampionatit,

“Zonja e Vjetër” mund t’i thotë lamtumirë Kampionatit për vitin e ardhshëm ose ndoshta një mrekulli do ta kthejë jo vetëm si një pretendent, por edhe si fitues.

Ky është parashikimi i CIES, sipas një studimi që ka bërë lidhur me humbësit dhe fituesit e kampionateve në Evropë. Në 5 pesë ligat më të njohur në rajonin evropian, CIES ka sjellë gopak çudira me parashikimin e tij.

Duke filluar nga elita italiane, në bazë të vlerësimit të të dhënave në 4 javët e fundit, CIES parashikon se titullin e Serie A do ta marrë Interi, duke lënë pas Napolin, Milanin dhe Romën. Juventusi do ta mbyllë në vendin e gjashtë sezonin në Serinë A, pas Atalantës.

Në Premier Ligë Ronaldo gjithashtu mund t’i thotë “lamtumirë” titullit kampion. Manchester United, sipas parashikimeve, do të renditet në vendin e dytë, teksa titullarët do të jenë Manchester City.

Në Bundesligë Bajerni i Mynihut do të dalë triumfues përpara Volfsburgut, Dortmundit e Leverkusenit. Në Francë titulli do të jetë i PSG-së së Leo Messit, ndërsa në Spanjë kampion do të jetë Reali i Madridit.

 

Të fundit