Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit, 3 mars 2021

Parashikimi i motit, 3 mars 2021
Foto ilustruese

Pjesa e parë e ditës së sotme mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë gjatë orëve të para të ditës.

Ndërkohë pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.

Të fundit