Flash News

E-TJERA

U ekzekutua në vreshtin ku po punonte, policia greke identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar

U ekzekutua në vreshtin ku po punonte, policia greke identifikon autorin e

Policia greke ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes së Altin Arapajt, 41-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në zonën e Rafinës, në Athinë. Viktima u qëllua për vdekje brenda një vreshti, ndërsa trupi i tij u gjet me një plumb në faqe.

Sipas burimeve zyrtare, autori i dyshuar është Mikel Selimaj, 46 vjeç, me origjinë nga Vlora, dhe person me precedentë penalë për çështje droge si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.

Autoritetet greke e kanë identifikuar Selimajn pas dëshmive të familjarëve të viktimës dhe analizës së provave të mbledhura në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve, pikërisht vetë viktima, Altin Arapaj, ka telefonuar gruan e tij menjëherë pas plagosjes, duke i treguar emrin e personit që e kishte qëlluar.

Arapaj, gjithashtu nga Vlora, rezulton me të kaluar kriminale në Greqi, për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikun e lëndëve narkotike. Hetuesit grekë po hetojnë pistën e një larje hesapesh mes personave të përfshirë në aktivitet kriminal, duke parë të kaluarën e përbashkët të viktimës dhe autorit të dyshuar.

Forcat e policisë greke kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e Mikel Selimajt, i cili ndodhet aktualisht në arrati. Po ashtu, autoritetet greke janë në bashkëpunim me palën shqiptare, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të fundit