Flash News

Bota

Pas tre mandatesh/ Erdogan: Nuk do të kandidoj më për president

Pas tre mandatesh/ Erdogan: Nuk do të kandidoj më për president

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të rikandidojë për president, duke theksuar se vendit i nevojitet një kushtetutë e re që të pasqyrojë frymën e epokës moderne dhe vlerat demokratike.

“Nuk kam ndërmend të rikandidoj për president. Qëllimi ynë i vetëm është përmirësimi i reputacionit të vendit tonë. Turqia po ndryshon, bota po ndryshon. Jetojmë në një epokë të re. Mendoni se në një botë kaq dinamike mund të ecim përpara me një kushtetutë të hartuar gjatë një grushti shteti, që ende përçon mentalitetin e puçistëve? Turqia nuk mund të përparojë më me një kushtetutë të tillë. Na nevojitet një kushtetutë e propozuar nga civilët, jo nga puçistët”, tha ai, sipas agjencisë Anadolu.

Opozita, nga ana tjetër, shpesh shpreh dyshime për qëllimet e Erdoganit, duke pohuar se reformat e tij synojnë forcimin e pushtetit personal dhe shtypjen e institucioneve të pavarura. Megjithatë, deklarata e tij për tërheqje mund të hapë rrugën për një dinamikë të re politike, veçanërisht përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Erdogan u rizgjodh për herë të tretë si president i Turqisë në vitin 2023 dhe do të qëndrojë në këtë post deri në vitin 2028.

Të fundit