Flash News

Kosova

Kaja Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës

Kaja Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka deklaruar nga Prishtina se BE ka nisur që t’i heqë gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në konferencën për media të mbajtur gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo tha se Kosova i takon familjes evropiane, duke shtuar nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim në bllok.

“Kosova i përket familjes evropiane. Por s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim. Progresi mund të arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme”, është shprehur ajo.

Kallas ka bërë thirrje për formim sa më të shpejt të institucioneve, në mënyrë që vendi të përfitojë sa më shpejt fondet nga Plani i Rritjes.

Të fundit