Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 11 maji ishte farsë absolute! U dhunuan të gjitha të drejtat për një garë të barabartë

Berisha: 11 maji ishte farsë absolute! U dhunuan të gjitha të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke i cilësuar ato si “farsë elektorale” dhe jo proces zgjedhor të ligjshëm. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se në këto zgjedhje u shkelën të gjitha rregullat dhe standardet e barazisë politike, duke theksuar se nuk mund të flitet për demokraci kur nuk ka garë të ndershme.

"Ti flet për zgjedhje, unë flas për farsë  janë dy gjëra të ndryshme. 11 maji ishte farsë absolute. Narko-diktatura zhvillon farsa elektorale, jo zgjedhje të lira," – tha Berisha.
Sipas tij, në këto zgjedhje u dhunua e drejta për konkurrencë të barabartë, një nga parimet themelore të demokracisë, i mbrojtur nga 16 dokumente ndërkombëtare, përfshirë dokumentin e Kopenhagenit, që sipas Berishës u shkelën një e nga një.

Berisha theksoi se edhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR e konfirmon se zgjedhjet u zhvilluan në terren të pabarabartë, ku partia në pushtet përdori administratën publike, burimet shtetërore dhe ndikimin politik për të dominuar procesin.

"Janë dhunuar të gjitha rregullat për garë të ndershme. Dokumentet ndërkombëtare janë shumë të qarta: zgjedhjet pa barazi mes garuesve nuk janë zgjedhje, janë farsë,” – shtoi ai.
Deklaratat e Berishës vijnë në vazhdën e refuzimit të rezultatit zgjedhor nga opozita, e cila ka paralajmëruar veprime ligjore dhe politike në ditët në vijim për të kundërshtuar atë që e cilësojnë si “manipulim masiv të vullnetit të qytetarëve”.

Të fundit