Flash News

E-TJERA

Plumbi e goditi në faqe!” Zbardhet identiteti i shqiptarit që u vra në Greqi

Plumbi e goditi në faqe!” Zbardhet identiteti i shqiptarit që u

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur sot zonën bregdetare të Rafinës, në Athinë, ku një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri brenda një vreshti. Viktima është identifikuar nga autoritetet si Altin Arapaj, 41 vjeç, me origjinë shqiptare dhe me precedentë penalë në Greqi.

Sipas mediave greke, Arapaj është qëlluar në fytyrë, ndërsa pas plagosjes ka arritur të telefonojë gruan e tij, duke i thënë me zë të dobët: “Më ka qëlluar një mik.” Pikërisht kjo telefonatë ka qenë çelësi për lokalizimin e tij, pasi bashkëshortja përdori aplikacionin “Find My iPhone” për të gjetur vendndodhjen e telefonit të burrit.

Policia greke së bashku me gruan e viktimës kanë mbërritur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas në Artemidë, ku u gjet fillimisht celulari i viktimës i mbuluar me gjak. Trupi i pajetë i Arapajt u gjet pak minuta më vonë, në afërsi të vendit të ngjarjes.

I përfshirë në trafik droge
Burime nga policia greke bëjnë me dije se Altin Arapaj rezulton i përfshirë në trafik droge dhe në vepra të tjera penale, çka ka shtuar dyshimet se vrasja mund të jetë pasojë e një konflikti brenda rrjeteve kriminale.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të vrasjes, për të cilin viktima ka lënë një pistë të qartë – një “mik” që më parë gëzonte besimin e tij.

Zona është e rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa hetimet janë në fazë intensive. Pritet që në orët në vijim të publikohen të dhëna të tjera nga autoritetet greke.

Të fundit