
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
Nga Andi Mustafaj
Pa e ndihmuar shumë njëri-tjetrin, po rrekemi të përthithim në perceptim dhe mendim një tronditje të madhe, së pari shoqërore, e vetëm pas saj edhe politike, për gjendjen katastrofike që la pas ky raund zgjedhor. Ndoshta është pa dashakeqësi dhe krejtësisht në natyrën njerëzore mënyra se si po përplasemi tek njëri-tjetri, përtej partive, në endje të kërkimit të fajtorit tek viktima, për atë që të gjithë bashkë si shoqëri, edhe kësaj radhe nuk mundëm.
Kjo përçartje kaotike e retorikës, mendimit dhe veprimit buron me siguri nga dëshpërimi i natyrshëm i momentit, nxitës i kërkesës për përgjigje të shpejta, për rrugë të shkurtra. Prej të njëjtit kaos, e prej fatalitetit tashmë faktik në të cilin gjendet vendi, buron po ashtu nevoja për përgjegjshmëri të madhe. Përgjegjshmëria është larg gjuetisë së shtrigave a gjyqësisë, dhe kurrsesi s‘mund të reflektohet ajo në përgjigje të lehta ndaj problemeve komplekse. Përgjegjshmëria nuk jetëzohet në përçarje, por në një trup politik dhe shoqëror që shërohet së pari me vetëdije, së dyti me veprim.
Le ta mendojmë si një proces sekuencial, ku hallka e radhës që siguron vazhdimësinë e procesit, është identifikimi i asaj që duhet të vijë, i asaj për të cilën kemi nevojë sot. E sotmja thërret për hapësira, për ndarje detyrash, për organizim. Mësimi i parë i këtij përjetimi politik është pamjaftueshmëria si parti fryme. I kemi arritur tanimë limitet e asaj që kjo filozofi mund të prodhojë. Duhet që organizimi të jetë pikë qendrore. Siç thoshte Monnet, aty ku mbizotëron organizimi, sundon fuqia e vërtetë.
1. Demokrat në zemër.
Paralelizuar me një kontekst lufte, mund të themi që kemi ushtarë përballë trimave tanë. Një trim e mund një ushtar. Edhe 10 trima fitojnë mbi 10 ushtarë. Por vjen një moment, kur numri i ushtarëve bën që organizimi, disiplina etj. i shndërrojnë ushtarët në ushtri, duke i pajisur me aftësinë për të fituar mbi tufën e trimave.
Partia ka sot më shumë se kurrë nevojë për hapësira funksionale jo vetëm që njerëz të rinj (jo doemos në moshë) ta tregojnë veten, por edhe që të rregullohen problemet ku më shumë e ku më pak të identifikuara dhe të njohura tashmë nga të gjithë.
Për t’u krijuar këto hapësira pa tensione, duhet së pari, që deputetët të heqin të gjithë dorë nga postet në parti, qofshin këto poste politike si drejtues qarqesh, drejtues forumesh apo drejtues të organizatave partnere.
Duhet menduar një strukturë e re, më e vogël, por e manovrueshme, e efektshme në veprim dhe rezultat. Ajo duhet t’i përgjigjet realitetit në burime njerëzore, faktit që njerëzit tanë kanë emigruar, çka imponon shkëputjen nga struktura klasike tradicionale partiake me vëllim në formë, por zbrazëti në përmbajtje.
Sfida e listës së saktë të anëtarësisë është themelore dhe urgjente për t’u përmbushur brenda një harku kohor një vjeçar. Ajo mbetet baza e pazëvendësueshme, pa të cilin asnjë hap tjetër nuk mund të mendohet me realizëm. Militanti është çelësi i mirëfunksionimit të një partie politike. Vetëm duke e njohur atë saktësisht, mund të mendohen strategjitë e duhura qytet më qytet, fshat më fshat.
Arkaizmi funksional i partisë nuk i përgjigjet dinamizmit dixhital të kohës, ndaj lind po ashtu me urgjencë nevoja për të krijuar sisteme të plota dixhitale të partisë, të pajisura me mbrojtje të lartë kundër çdo ndërhyrjeje të paautorizuar dhe sulmi kibernetik.
Duhet menduar një strukturë, e cila do të krijojë kushtet për hovin e dytë në një moment të afërt. Në kërkim të efektshmërisë, vigjilencës dhe rendimentit, një hap themelor është kalimi nga organizimi me departamente në një ekip më të ngushtë rreth kryetarit. Një kabinet i vërtetë me rreth 15 anëtarë, drejtuesit e të cilit zëvendësojnë në rol dhe produktivitet 26 departamentet aktuale.
Së fundmi, organizimi nuk mund të quhet i tillë pa një proces të përzgjedhjes efikase të roleve dhe caktimit optimal të detyrave. Vetëm një proces i tillë, i rrezatimit të njerëzve të duhur në vendet e duhura, përshtatur me talentet, ekspertizën dhe eksperiencën e tyre, kthehet në katalizator të energjisë së partisë. I tillë proces duhet të nisë nga përzgjedhja e një drejtuesi për burimet njerëzore i stilit Head Hunter, i cili të vëzhgojë profilet e ndryshme anëtarë ose jo të PD dhe të propozojë plane për ta. Kush shihet si mundësi për deputet, kush për bashki, kush për administratë dhe kështu me radhë.
2. Demokrat në kokë.
Deputetët duhet të përdorin të gjitha hapësirat institucionale për ta përqendruar aksionin e tyre aty ku janë më të efektshëm. Çelësi qëndron në pasqyrimin e pasojave të degradimit të qeverisjes socialiste në të tillë formë që qytetarët t‘i perceptojnë dhe dakordësojnë jo sepse i thotë një parti opozitare, por sepse janë faktike dhe të përjetuara nga secili prej tyre. Në funksion të këtij qëllimi, trysnia në të gjitha mënyrat e ligjshme dhe instancat e grupit parlamentar duhet të vijë gjithmonë në rritje gjatë viteve të ardhshme.
Forcimi i një ure lidhëse të linjës së veprimtarisë së PD gjatë dhe pas fushatës është kusht themelor për dëshminë e vërtetësisë së kauzave dhe betejës. Nuk mund të ketë fillim në këtë aspekt, por vetëm dhe domosdoshmërisht vazhdimësi. Kjo nënkupton së pari se problemet e denoncuara nga PD gjatë fushatës duhen mbajtur parreshtur në vëmendje të opinionit publik, me theksin te rritja e kostos së jetesës. Së dyti, deputetët duhet të depozitojnë në Kuvend projektligjet për realizimin e të gjithë premtimeve të programit tonë elektoral, duke manifestuar zotimin e PD për realizimin e tyre me çdo kusht dhe përtej çdo mundësie.
Barrën kryesore të detyrës denoncuese të së keqes e mban grupi parlamentar, i cili ka edhe tribunën publike më të dukshme e që është aula e parlamentit, duke e lënë kështu partinë të lirë për t’u përqendruar në ndërtimin e komunikimit kapilar në terren. Grupi parlamentar ka gjithashtu statusin dhe cilësitë për të ngritur ura bashkëpunimi me shoqërinë civile, në emër të interesit të përgjithshëm. Gjithë ky angazhim shkon krahas punës së deputetëve për dokumentimin e vjedhjes së zgjedhjeve dhe paraqitjes së fakteve në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ata, si flamurtarët tanë në fushatë dhe përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Republikës tashmë, kanë të drejtë hyrjeje.
Duhet çelur menjëherë debati për reformën zgjedhore me objektiv vendosjen e sistemit të plotë ose të korrektuar mazhoritar, një sistem ky i zbatuar nga vendosja e pluralizmit, në vitin 1991 e deri në vitin 2008, i cili ka prodhuar pranueshmërinë më të madhe nga palët politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Kjo përvojë është një argument i mjaftueshëm.
Partia Demokratike duhet ta konsiderojë detyrë kombëtare hetimin e plotë të sistemit të patronazhimit. Për shkak të dëmeve që i ka bërë demokracisë, një ditë sistemi i patronazhimit duhet të njihet njësoj si sigurimi i shtetit, i rijetëzuar tanimë nga autokracia moderne e Ramës, po aq sa si paralelizëm krahasimor me mafian në Italinë jugore, e cila ndonëse në sy të shtetit, dukej sikur askush nuk e shihte.
Valencë të fortë në garat zgjedhore ka natyrshmëria e kandidaturave politike, thënë ndryshe, mbështetja e profileve që në mënyrë krejt organike dhe si produkt i rrugëtimit të tyre politik, janë në dinamizmin e garës dhe legjitimojnë për rrjedhojë pretendimin për postin. Nuk do të vonojë gara e parakohshme e bashkisë së Tiranës, ku në përgjigje të kësaj valence, Doktor Alimehmeti duhet të përgatitet për të tillë garë, e cila do të ishte vazhdim i angazhimit politik në dinamikën e tij. Duke qenë tashmë pozitive dinamika e tij, ajo veçse do të zmadhonte forcën vepruese. Në kushtet e sotme politike të vendit e veçanërisht të opozitës, askush nuk duhet të përkëdhelë egon e vet duke krijuar disbalancë.
Në këtë përjetim të gjithanshëm të trysnisë për përgjegjësinë e këtyre ditëve post-zgjedhore, u përplasëm edhe njëherë në murin e lartë dhe të fortifikuar të propagandës, çka e kthen gjithë diskursin dhe veprimtarinë politike në post-racionale. Është alarmues dhe jashtë çdo logjike të shëndetshme, unisoni i agresionit mediatik ndaj të cilit duhet të përgjigjemi çdo herë që fajësojnë ne për vjedhjet e Ramës. Antipropaganda do të ishte e vetmja përgjigje shteruese ndaj këtij realiteti irracional, një fushë ku duhet të punojmë të gjithë. Puna e nisur muaj më parë nga Departamenti Brain Gain për antipropagandën përbën një bazë të mirë për t’u çuar përpara. Fatkeqësisht ajo është nënvlerësuar, sot askush nuk ka më të drejtë të mbyll sytë përpara rëndësisë së saj.
3. Demokrat në botë.
Thyerjen e murit propagandistik ndërkombëtar ne vetëm sa filluam ta cekim dhe menjëherë pamë benefitet e saj. Kemi qëndruar të izoluar për një kohë të gjatë ndërkohë që mendonim se miqtë e Shqipërisë dinin çfarë bëhej brenda saj.
Me dëshirën për të luajtur sipas rregullave dhe për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë u përpimë në lojën pa skrupuj, pa norma dhe pa moral të Edi Ramës. Stabilokracia apo Shqipëria e fasadave nuk mund të mbesë më çmimi që paguajmë për nderin përtej derës së shtëpisë.
Diaspora është Shqipëria e dytë tek e cila ne ende nuk kemi shkuar duke e ndjerë vërtet si të tillë. Rruga drejt saj duhet të nisë nga ngritja e një ekipi të veçantë dhe të përhershëm për t’u marrë me diasporën. Sfida e këtij ekipi është e madhe, por mund të nisë nga propozimet për plotësimin e kuadrit ligjor lidhur me ndërtimin e një regjistri të saktë jete e deri te votimi. Gjithë puna më pas duhet të organizohet duke u orientuar nga një analizë e shëndetshme.
Nevojitet gjithashtu emërimi i një përfaqësuesi të lartë për marrëdhëniet me jashtë me aftësi të spikatura si negociator. Partia Demokratike i ka të gjitha burimet njerëzore për të zhvilluar një diplomaci të fuqishme në emër të së vërtetës. Propaganda e Ramës shtrihet gjerësisht jashtë vendit, çka imponon tek ne detyrimin ndaj kombit për thyerjen e propagandës së qeverisë edhe në këtë aspekt shumë të nënvlerësuar të veprimtarisë sonë opozitare. Duhet të ndërtojmë një qasje të plotë strategjike në lidhje me praninë e mesazhit të Partisë Demokratike në botë.
Është në natyrën njerëzore të përmirësohet nën trysninë e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Liria si kusht për zhvillimin edhe në politikë, prodhon efekt krejt të kundërt nëse nuk takohet kurrkund me përgjegjësinë. Rrjedhimisht, nuk mund të presim shumë në vijim pa vendosur letra misioni me indikatorë performancash për secilën detyrë, në mënyrë që të vlerësohet në mënyrë objektive veprimtaria e çdonjërit. Indikatorët e performancës duhet të jenë publikë për këdo që interesohet. Llogaridhënia në të gjitha shkallët është jo vetëm mënyra më e mirë për të rikrijuar besimin, por edhe për të vendosur një trysni të brendshme mbi përfaqësuesit të cilët do të jenë më të prirur për të kryer detyrat që u ngarkohen.
Kryesia e PD organizohet në mënyrë të tillë që të ketë përfaqësues nga këto tre shtylla të mëdha të veprimtarisë.
Revolucioni bëhet nga njerëz të uritur për fitore, nga njerëz të uritur për liri, nga njerëz të uritur për drejtësi. Nuk ka vend për dyshime se ne jemi të tillë, por vetëdija nuk mjafton, çasti kërkon edhe dëshmi.
Situata, në të cilën gjendet partia kërkon maturi dhe përgjegjshmëri të jashtëzakonshme. Në Partinë Demokratike nuk ka njerëz të tepërt, aq më pak zgjidhje magjike. Jemi vendosur pa të drejtë këto ditë në thikën e rrezikshmërisë për t‘u kategorizuar si besnikë ose kryengritës, një ndarje jo naive, por dashakeqësisht e thjeshtëzuar dhe përçarëse, gati primitive në mendësi politike. Kjo, në varësi të mënyrës dhe tempit më të cilin i përgjigjemi këngës së sirenave, me refrenin për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Partisë.
4. Në vend të përfundimit.
Kënga e sirenave është së pari, jo më pak se doza e radhës e mjegullnajës së propagandës që kërkon të verbojë arsyen mbi atë çfarë e mbyt edhe propagandën, tjetërsimi i vullnetit zgjedhor në Shqipëri, me të gjitha format, përtej çdo frike për përgjegjësinë përpara çdo ligji. Së dyti, ajo kërkon t’i mbivendoset problemeve të vërteta. “Hiqeni, - na thonë, - çdo gjë do shkojë mirë...!”.
Dorëheqja e Kryetarit përpara përfundimit të mandatit të tij është konfirmim dhe pranim se zgjedhjet ishin të lira dhe na vendos ne në një situatë të thellë inkoherence, pavërtetësie dhe një humbjeje më domethënese, asaj mbi propagandën dhe përballë vërtetësisë së kauzave. Zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira, më keq, ato kanë qenë të deformuara nga bandat kriminale, patronazh-sigurimi, manipulimi në rrjete e media e shumë faktorë të tjerë.
Së dyti, një akt dorëheqjeje i kryetarit të demokratëve do të zhbënte triumfin tonë të brendshëm mbi veten, të arritur përmes gjithë peripecive politike të viteve të fundit. Ne nuk mund të shkojmë në pikën 0, kaosin e shtëpisë pa kokë, e cila përhumbur në gjetjen e liderit, devijon nga çdo urgjencë organizimi në secilën prej tre shtyllave të shpjeguara. Kjo do të ishte vetëm fitore e regjimit.
Së treti, ka në fakt një kontrast të fortë, - mes shumë të tillëve, - midis nesh dhe atyre, katarsisi i vazhdueshëm për marrjen e përgjegjësive për partinë, kjo edhe kur vjen fjala tek lidershipi. Nëse ka një përgjegjësi që sot i takon vetëm kryetarit të PD, është dirigjimi i këtij organizimi të brendshëm me qëllim krijimin e kushteve që gjithçka do të pasojë të jetë natyrshmërisht frut i punës dhe meritës, edhe kur bëhet fjalë për të ardhmen e lidershipit.
Nuk është çasti i dorëzimit ndaj këngës së sirenave, por i Planit A, i krijimit të hapësirave, i ndarjes së detyrave, i rritjes së përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë. Historia po na vëzhgon, le të tregojmë se jemi në lartësinë e duhur përballë saj.
Të fundit





Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27