Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit/ Dominojnë kthjellimet, por ulen temperaturat

Parashikimi i motit/ Dominojnë kthjellimet, por ulen temperaturat

Masat ajrore të freskëta me origjinë verilindore do të diktojnë kushtet e motit edhe këtë të enjte.

Kthjellimet do të dominojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e vendit do ketë kalime vranësirash.

Këto atmosferike do të vijojnë dhe në pjesën e dytë të ditës. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale, por rënie me 2°C parashikohet në mesditë.

Temperaturat do të variojnë nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 23 °C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi lindor-verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Të fundit