Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit, kthjellime dhe temperatura të larta gjatë ditës

Parashikimi i motit, kthjellime dhe temperatura të larta gjatë

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të diktojnë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore; megjithatë nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat maksimale; duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Pukë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në shumë qytete të zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi; Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2 – 3 ballë.

Të fundit