Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit. Nis largimi i vranësirave, temperaturat arrijnë deri në 17°C

Parashikimi i motit. Nis largimi i vranësirave, temperaturat arrijnë

Kjo e diel do e gjejë Shqipërinë nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët me alternime vranësirash. Më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar reshje të izoluara në ekstremin verior.

Gjatë pasdites pritet që moti të jetë i kthjellët me vranësirat që do largohen gradualisht nga i gjithë territori ku më të theksuarat do jenë në Shkodër, Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Sarandë.

Në mëngjes temperaturat do të ulen lehtë, por o të rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Të fundit