Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Pas shirave, vijnë ngricat

Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Pas shirave, vijnë ngricat

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në këtë fillim jave. Reshjet e shiut ia kanë lënë vendin acarit. Vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të shkaktojnë ngrica.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes, duke bërë që termometri të zbresë në -5°C, ndërsa në mesditë do të regjistrohet vlera 11°C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior- verilindor, ndërsa në brigjet detare ka dallgë mbi 4 ballë.

Të fundit