Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për sot, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, si do të ndryshojnë temperaturat
Foto Ilustruese

Pjesa e parë e ditës së sotme në territorin shqiptar do të paraqitet me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, duke sjellë dhe reshje të izoluara në skajet veri-jug.

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës do të përmirëson ndjeshëm kushtet atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në zonat malore deri në 23°C në zonat bregdetare.

Era do fryjë mesatare në veri por e lehtë në jug me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Të fundit